PSG ofron miliona euro për Rashford dhe Bellingham

Futboll

PSG ofron miliona euro për Rashford dhe Bellingham

Më: 12 dhjetor 2022 Në ora: 12:10
PSG

Kombëtarja e Anglisë u eliminua nga Kupa e Botës në Katar në çerekfinale pasi humbi nga Franca, me rezultat 2-1. Por, disa lojtarë anglezë lanë përshtypje të madhe, gjë e cila nxiti thashethemet për transferime në klubet më të mëdha dhe më të pasura.

Media të ndryshme shkruajnë se PSG është shumë e interesuar për yjet anglezë, Jude Bellingham dhe Marcus Rashford.

Siç shkruan “El Nacional”, PSG është gati të paguajë 120 milionë euro, aq sa kërkon Borussia Dortmund për Bellinghamin. 19-vjeçari është një nga lojtarët më të kërkuar në treg. Ai është lidhur shpesh për një transferim te Liverpooli dhe Real Madridi.

Gjithsesi, PSG mund t'i ofrojë atij pagë më të lartë, por pyetja është nëse paratë do të jenë primare kur Bellingham do të vendosë për të ardhmen e tij.

Nga ana tjetër, Rashford do të jetë lojtar i lirë pas përfundimit të sezonit aktual. “Mirror” pretendon se PSG ka përgatitur një pagë javore prej 850,000 £ (1,000,000 €) për të. Në Paris janë të sigurt se asnjë klub nuk mund t'i ofrojë kaq shumë para sulmuesit 25-vjeçar..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat