Argjentina apo Kroacia? Kë favorizojnë kompanitë e basteve

Futboll

Argjentina apo Kroacia? Kë favorizojnë kompanitë e basteve

Më: 13 dhjetor 2022 Në ora: 11:40
Argjentina apo Kroacia?

Në Botërorin e Katarit sonte do të luhet ndeshja e parë gjysmëfinale ndërmjet kombëtareve të Argjentinës dhe Kroacisë.

Në çerekfinale, argjentinasit mposhtën skuadrën e Holandës pas penalltive, ndërsa kroatët ishin më të mirë se kombëtarja braziliane edhe pas penalltive.

Këto dy përzgjedhje deri më tani janë përballur dy herë në Kampionatin Botëror dhe të dyja në fazën e grupeve të kompeticionit.

Hera e parë ishte në vitin 1998 në Francë, kur Argjentina fitoi 1:0 dhe hera e dytë ishte në Rusi në vitin 2018, kur Kroacia fitoi 3:0.

Kompanitë e basteve favorizojnë dukshëm Argjentinën. Fitorja e Albichelste kuotohet me koeficientin 1.85, ndërsa fitorja e Kroacisë 5.00. Sa i përket barazimit gjatë 90 minutave të rregullta, kuota shkon në 3.30..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat