Tirana blindon kreun e renditjes

Futboll

Tirana blindon kreun e renditjes

Më: 13 dhjetor 2022 Në ora: 12:27
Tirana

Pas triumfit nënë SuperKupën e Shqipërisë, Tirana e rinis mjaft mirë dhe kampionatin duke marrë dje një fitore të thellë 4:0 ndaj Kastriotit. Bardheblutë e zgjidhën sfidën që në 45 minutat e para, duke shënuar 3 gola.

Redon Xhixha hapi llogaritë e ndeshjes në minutën e 14-të.

Sulmuesi i kryeqytetasve u shfaq për të goditur nga pika e bardhë e penalltisë, të cilët në fakt e humbi pasi portieri Sali i kuptoi krahun, por topi iu rikthye sërish dhe më pas do ta realizonte.

Në minutën e 36-të, Sherif Kallaku shfaqet në krahun e majtë dhe pasi merr kohën për të kalibruar goditjen, shënon golin e dytë të sfidës teksa portieri Sali nuk mundi të reagonte.

Por, nuk përfundoi me kaq pasi një minutë para fundit të pjesës së parë, Patrick përfitoi nga një top i devijuar në zonë dhe shënoi të tretin për Tiranën.

6 minuta nga fundi i ndeshjes Dijar Nikqi realizoi edhe golin e katërt. Tirana ngjitet e vetme në krye të klasifikimit me 25 pikë, dy më shumë se Partizani i vendit të dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat