Neuer përjetoi makthin gjatë skijimit

Futboll

Neuer përjetoi makthin gjatë skijimit

Më: 13 dhjetor 2022 Në ora: 14:46
Neuer përjetoi makthin gjatë skijimit

Klubet e kanë jetuar dhe po e jetojnë me shqetësim të madh atë që ndodh në Katar, me shpresën që të mos humbasin yjet e tyre nga lëndimet gjatë Kupës së Botës. Pikërisht për këtë arsye, ajo që ka ndodhur me Manuel Neuer është absolutisht tallëse për Bayern Munich.

Portieri, pasi i dha lamtumirën turneut me Gjermaninë e tij të eliminuar në fazën e grupeve, u dëmtua rëndë gjatë pushimeve. Portieri theu këmbën duke bërë ski, siç shpjegohet përmes një postimi në Instagram. Pas ditësh kanë dalë detaje të reja për atë që ka ndodhur.

Portieri me përvojë u shfaq në rrjetet sociale menjëherë pasi iu nënshtrua një operacioni, me sezonin e tij që tani ka përfunduar. “BILD” bëri një bilanc të aksidentit që ndodhi me Neuer, duke u konsultuar gjithashtu me shumë ekspertë guidash të zonës. Një entuziast i madh i skive, portieri i lindur më 1986, për të harruar eliminimin nga Kampionati Botëror zgjodhi alpinizmin malor, një nga pasionet e tij të mëdha. Pas ngjitjes në mal ishte koha për t’u kthyer në luginë me ski.

Aksidenti ka ndodhur në një shpat shumë të pjerrët, në një lartësi prej 1400 metrash. Me sa duket kushtet nuk ishin të përshtatshme për ski, edhe sepse thellësia e borës ishte rreth 11 centimetra. Pikërisht për këtë, guidat alpine shpjeguan nevojën për të pasur përvojë dhe mjeshtëri të madhe në ski, për t’i përballuar si duhet këto situata. Ky është shpjegimi i njërit prej tyre:

“Kur ka shtresë bore shumë të hollë, një çarje krijohet poshtë dërrasave. Aty ku kaloj unë mbijnë shpesh tufa bari dhe kjo me 25 centimetra borë, e lëre më me 11 centimetra. Nuk mund t’i shihni gurët poshtë nga bora e hollë, ato bëhen pengesa të padukshme gjatë zbritjes. Edhe nëse skija ngjitet në bar, të nxjerr shpejt nga ekuilibri. Janë momentet kur ditët e ëndrrave ndonjëherë kthehen në makth”.

Menjëherë pas rënies dhe kur kuptoi seriozitetin e dëmtimit në pjesën e poshtme të këmbës, mbërriti ndihma. Neuer u evakuua me helikopter dhe 15 minuta pas telefonatës u transportua në spital gati për operacionin e radhës. Tibia e Neuer u stabilizua me një gozhdë intramedulare. Në kushte normale mund të qëndrojë e implantuar për 18 muaj, tek Neuer mund të zgjasë edhe më shumë, duke i shpëtuar një operacion të ri dhe rikuperimit më të gjatë.

Një tallje për Bayernin, që me fjalët e drejtuesve të tij u shpreh i tronditur nga ajo që ndodhi, ndërsa i garantuan mbështetje maksimale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat