“Messi nuk është lider”, gazetarët kujtuan fjalët e Maradonës

Futboll

“Messi nuk është lider”, gazetarët kujtuan fjalët e Maradonës

Më: 13 dhjetor 2022 Në ora: 14:52
“Messi nuk është lider”, gazetarët kujtuan fjalët e Maradonës

Lionel Messi shfaqet në mënyrë perfekte në Botëror, duke qenë lideri i vërtetë i kombëtares së Argjentinës. Ndërkohë gazetarëve iu kujtuan fjalët e të ndjerit Diego Maradona, të thënë prej tij disa vite më parë.

“Ai është Messi kur luan për Barcelonën.

Dhe në kombëtaren e Argjentinës, ne shohim një Messi ndryshe. Ai është një lojtar i madh, por jo një lider.

Është e kotë të përpiqesh të bësh një lider që shkon në tualet 20 herë para ndeshjeve”, tha Maradona për Fox Sports në vitin 2018.

Nëse Diego Maradona mund ta shihte Lionel Messin tani, mendimi i tij me siguri do të ishte ndryshe.

Vlen të thuhet se Lionel Messi ka mundur të fitojë trofeun për herë të parë me kombëtaren e Argjentinës në vitin 2021.

Diego Maradona ndërroi jetë më 25 nëntor 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat