Erling mund të luajë në Spanjë, Itali ose Francë

Futboll

Erling mund të luajë në Spanjë, Itali ose Francë

Më: 13 dhjetor 2022 Në ora: 15:08
Erling mund të luajë në Spanjë, Itali ose Francë

Erling Haland do të rezultonte transferimi më i suksesshëm në merkaton verore, ku finalizimet e tij (23 gola në 18 ndeshje) kanë eklipsuar edhe statistikat e dy “perandorëve” të futbollit edhe pse në perëndimin e tyre si Lionel Mesi dhe Kristiano Ronaldo.

Së fundmi babai i norvegjezit ka ndezur shkëndijat e para mbi të ardhmen e 22-vjeçarit, se aventura me “Qytetarët” mund të jetë e përkohshme, pavarësisht kontratës së nënshkruar deri në 2027-ën:

“Ai mund të qëndrojë te Siti për 15 vite, sepse ndihet shumë mirë dhe është një klub i madh, por mendoj se ai dëshiron t’i dëshmojë vetes se mund të fitojë në ndonjë nga ligat e mëdha.

Erling ka luajtur në Gjermani për dy vite e gjysmë, mund të luajë tri vite në Premier Ligë dhe më pas të shkojë në Itali, Spanjë apo Francë. Asgjë nuk është vendosur, por është një mundësi”, tha Alf-Ing Haland.

Reali i Madrid shfaqi më tepër interes ndaj shërbimeve të shtatlartit viking, por pa lëvizje konkrete gjatë kohës kur ai luante në radhët e Dortmundit në Gjermani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat