Arben Dervishaj i arrestuar dhe Gjergj Ruli i pezulluar, por në Shqipëri nuk ndodh asgjë

Futboll

Arben Dervishaj i arrestuar dhe Gjergj Ruli i pezulluar, por në Shqipëri nuk ndodh asgjë

Më: 13 dhjetor 2022 Në ora: 18:49
Arben Dervishaj i arrestuar dhe Gjergj Ruli i pezulluar

Kohët e fundit kanë ndodhur dy ngjarje tepër të rëndësishme në komunitetin e sportit në Shqipëri.

Në njërën anë, zëvendëspresidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit dhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv, është arrestuar me urdhër të SPAK-ut, pasi nga hetimet e bëra deri tani ka rezultuar i përfshirë në çështjen e inceneratorëve.

Sipas hetimeve të SPAK-ut, Arben Dervishaj në rolin e supervizorit rezulton se me kompaninë e tij ka konfirmuar se janë kryer punimet në inceneratorin e Fierit, ndërkohë që nga hetimet e thelluara ka rezultuar që situacionet e punimeve nuk kanë qenë siç janë deklaruar nga ana e supervizorit Dervishaj. Megjithatë, hetimet vazhdojnë dhe nuk mund të shtojmë asgjë më tepër pasi çështja nuk është mbyllur akoma, shkruan Panorama sport.

Nga ana tjetër, presidenti i Federatës së Atletikës, Gjergj Ruli, bashkë me sekretarin e përgjithshëm, janë pezulluar përkohësisht pasi akuzohen për manipulim të rezultatit, që i mundësoi pjesëmarrjen në Olimpiadën e Tokios, Izmir Smajlajt. Dy ngjarje disi të rënda për komunitetin e sportit, pavarësisht se proceset e tyre gjyqësore nuk kanë përfunduar.

ÇFARË NUK SHKON?- Ajo që nuk shkon është tepër e thjeshtë: Duke e nisur nga FSHF-ja, në rastin e Z.Devishaj nuk mund të themi se është fajtore, por sa i përket anës morale, së paku duhet të dalë me një njoftim distancimi nga personi në fjalë, ose edhe një pezullim i përkohshëm, për sa kohë çështja e tij nuk është mbyllur. Kjo shkon shumë, pasi Arben Dervishaj mban rolin e zëvendëspresidentit në federatë, por deri tani nuk ka asnjë reagim.

E njëjta situatë edhe për rastin e dytë, ku Ministria e Arsimit, e cila është treguar e devotshme për çdo aktivitet sportiv dhe reagon me anë të komunikatave të ministres apo lajmeve në faqen zyrtare të institucionit, por kur hasemi me një situatë si ajo e Federatës së Atletikës, mundohen ta kalojnë në heshtje dh pa asnjë distancim nga të përfshirët në çështje. Përgjegjësia morale e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit pothuajse nuk ekziston, ëdhe pse është një institucion që duhet të japë shembuj në të tilla raste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat