Paralajmëroi lojtarët

Futboll

Paralajmëroi lojtarët

Më: 14 dhjetor 2022 Në ora: 11:36
Didie Deshamp

Didie Deshamp, tra jneri i “Bluve”, në prag të kësaj gjysmëfinaleje botërore, paralajmëroi lojtarët e tij për entuziazmin maroken që pritet sot në mbrëmje (20:00). Në konferencë për shtyp, 53-vjeçari u mundua të analizojë të gjitha aspektet e sfidës me Marokun.

Askush nuk ka arritur të gjejë zgjidhjen për t’i shënuar Marokut. Keni menduar diçka?

Do të sigurohemi që ta gjejmë nëse nuk e kemi gjetur. Maroku ka aftësinë për t’u mbrojtur shumë mirë, por nuk duhet ta katandisim rivalin vetëm në aspektin mbrojtës. Ka një organizim shumë të mirë, shumë racional ku lojtarët ndihen mirë. Edhe në sulm ka elementë cilësorë, të aftë për të bërë diferencën.

A ju befason ekipi juaj?

Tani nuk më befason. Unë merrem me zgjedhjen e lojtarëve dhe atë që ndodh në grup, por e vërteta duket në fushë. Disa nga të përzgjedhurit e mi nuk kishin përvojë ndërkombëtare dhe në këto raste nuk dihet se si mund të reagojnë, veçanërisht emocionalisht. Ne trajnerët kemi rolin tonë e unë uroj ta kem bërë si duhet timin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat