Pereira trajner i ri i Flamengos

Futboll

Pereira trajner i ri i Flamengos

Më: 14 dhjetor 2022 Në ora: 11:38
Pereira trajner i ri i Flamengos

Vitor Pereira do ta marrë drejtimin e trajnerit të Flamengos nga fillimi i vitit 2023, ka konfirmuar klubi brazilian.

Pesëdhjetë e katër vjeçari do të pasojë Dorival Junior, i cili u largua nga pozicioni i tij pasi fitoi titujt e Copa do Brasil dhe Copa Libertadores sezonin e kaluar.

Pereira e kaloi sezonin 2022 me ekipin tjetër të Brasileiro Serie A Corinthians, por nuk e rinovoi kontratën e tij për arsye familjare.

Ai gjithashtu ka drejtuar më parë ekipe si Olympiacos, Fenerbahce dhe Porto, duke fituar titullin e Primeira Liga me këtë të fundit në sezonet 2011-12 dhe 2012-13.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat