Real bënë një lëvizje për Bellingham

Futboll

Real bënë një lëvizje për Bellingham

Më: 14 dhjetor 2022 Në ora: 11:56
Real bënë një lëvizje për Bellingham

Pasi që u tha se Liverpool e ka shenjëstruar Enzo Fernandez dhe ata mund ta “ftohin” interesin në yllin anglez

Beteja për Jude Bellingham ka marrë një kthesë pasi që Liverpool, një ndër rivalët më të mëdhenj të Real Madridit, nëse jo armiku numër në për nënshkrimin e tij, e ka zbuluar se Enzo Fernandez është një synim më real i tyre.

Klauzola e lirimit të mesfushorit të Benficas është 90 milionë euro, gjë të cilën Liverpool e konsideron më të përballueshme, e cila bashkë më mundësinë e largimit të argjentinasit i hap dyert menjëherë Real Madridit për ta transferuar Bellingham.

Real Madridi është vetëm një hedhje guri për t’i bërë këto lëvizje para Liverpool, por ajo që po shihet është së për ta Bellingham është synimi kryesor për transferim.

Për dallim nga klubet angleze, skuadra e Madridit nuk duket se ka nevojë urgjente për ta blerë një mesfushorë në afatin kalimtar të dimrit, e cila gjë lejon ata që të analizojnë tërë objektivat që kanë përpara.

Një futbollist që përfaqëson një epokë

Bellingham ka treguar në Botëror së është një futbollist që mund ta bëjë dallimin.

Paraqitjet e tij kanë bindur të gjithë, sidomos ata në Real Madrid të cilët e shikonin më shumë transferimin e tij si një fat, një luks, edhe për shkak të kostos së tij të lartë.

Tani ata duhet të mendojnë që kjo përpjekje mund të ia vlejë dhe që ai është futbollist i cili do t’i përshtatej shumë mirë skuadrës së Los Blancos, duke treguar kualitet, vizion dhe rrezik për kundërshtarët, gjë që është e rëndësishme në futbollin e sotëm.

Menaxhmenti i klubit gjithmonë e ka pasur të qartë që 19 vjeçari anglez do të bëhet një futbollist kryesor në futbollin europian, kështu që kanë filluar ta përgatitin terrenin një vit më parë.

Liverpool nuk është i vetmi klub anglez që dëshiron të nënshkruajë me mesfushorin, por është njëri që ka treguar më së shumti interes dhe njëri që do të shkojë më së largu në luftën e tyre me Real Madridin për nënshkrimin e tij.

Në ditët në vijim, rruga do të mund të bëhet më e pastër, por kjo nuk do të thotë që operacioni do të jetë i lehtë të mbyllet.

Ajo çfarë është shumë e qartë është së emri i Bellingham do të jetë i lidhur me Real Madridin në javët në vazhdim.

Këtu kemi edhe një element të së panjohurës në lidhje me të ardhmen e Toni Kroos dhe Luka Modric, edhe pse të dy e kanë për qëllim vazhdimin edhe për një sezon.

Arritja e anglezit do të nënkuptonte përfundimisht se ata do të largohet, e ku bashkë me transferet e reja të Aurelien Tchouameni dhe Eduardo Camavinga dhe prezencën e Fede Valverde, vazhdimësia e mesfushës së Real Madridit kompleton edhe përfundimin e epokës së mesfushës me Casemiro, Kroos dhe Modric.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat