Sulmuesi kuqezi afron Ronaldon

Futboll

Sulmuesi kuqezi afron Ronaldon

Më: 14 dhjetor 2022 Në ora: 13:35
Sulmuesi kuqezi afron Ronaldon

Në kërkim të një klubi pas ndërprerjes së kontratës me Manchester United, Cristiano Ronaldo mund të ketë mundësinë për ta vazhduar karrierën në Angli, në Londër.

Verën e kaluar, Todd Boehly, biznesmeni amerikan që bleu blerë Chelsea-n nga Roman Abramovich, u takua me Jorge Mendesin në atë kohë, menaxher i CR7, për të studiuar mundësinë e transferimit të portugezit në “Stamford Bridge”, por bisedimet nuk avancuan edhe për shkak të qëndrimit negativ të Thomas Tuchel.

Por Tuchel tashmë gjermani është larguar dhe Graham Potter i besoi Armando Brojës. Mirëpo sulmuesi shqiptar u dëmtua rëndë pak ditë më parë dhe e ka humbur sezonin (testet mjekësore treguan që ka këputur ligamentet e kryqëzuara të gjurit). 21-vjeçari kuqezi do t’i nënshtrohet operacionit dhe në rastin më të mirë ai do të kthehet në stërvitje gjatë periudhës parasezonale, por mungesa mund të zgjatet deri një vit.

Nëse Chelsea po mendonte të hynte në merkato për një sulmues tjetër, tani kjo është kthyer në nevojë urgjente. Megjithatë, londinezët do të jenë të gatshëm të investojnë vetëm në lojtarin e duhur dhe objektivi duket se është Moukoko, 18-vjeçari i Dortmundit, kontrata e të cilit skadon verën e ardhshme. Mirëpo sulmuesi gjerman synohet nga gjysma e Evropës (nuk përjashtohet qëndrimi i tij në “Signal Iduna Park”).

Përveç kësaj, francezi Christopher Nkunku i Leipzigut është prenotuar nga Chelsea për sezonin e ardhshëm, ndaj synimi i bluve do të jetë që të mos shpenzojnë shumë para për transferimin e një lojtari që mund të mos jetë më prioritet në të ardhmen.

Kjo është arsye pse Ronaldo mund të rikthehet objektiv i Chelsea-t, që do ta merrte si lojtar të lirë, por duhet t’i garantojë një pagë të majme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat