Tjetër vdekje! U rrëzua nga kati i tretë i stadiumit

Futboll

Tjetër vdekje! U rrëzua nga kati i tretë i stadiumit

Më: 14 dhjetor 2022 Në ora: 17:14
Tjetër vdekje! U rrëzua nga kati i tretë i stadiumit

Një oficer sigurie nga Kenia vdiq në spital pasi u rrëzua nga lartësia në stadiumin Lusail, ku ishte në detyrë për ndeshjen e Kupës së Botës mes Holandës dhe Argjentinës të shtunën.

Sipas raportimeve të familjes, punëtori emigrant, John Njue Kibue, 24 vjeç, kishte rënë nga kati i tetë i stadiumit.

Ai ishte dërguar në Njësinë e Kujdesit Intensiv në Spitalin e Përgjithshëm Hamad në Doha me traumë të rëndë në kokë, fraktura të fytyrës dhe fraktura të legenit.

Njoftimi është bërë i ditur nga organizatorët e Botërorit, të cilët i kanë dërguar “ngushëllimet më të sinqerta” familjes, kolegëve dhe miqve të tij.

“Ky është punëtori i dytë migrant që vdes në vendin e punës që nga fillimi i turneut.”-bëjnë me dije organizatorët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat