​Dumani godet Munishin: Vet më mori, por më injoroi

Futboll

​Dumani godet Munishin: Vet më mori, por më injoroi

Më: 14 dhjetor 2022 Në ora: 19:45
Gentrit Dumani

Klubi i futbollit Prishtina sot njoftoi se ka shkëputur kontratën me futbollistit Gentrit Dumani. Në njoftimin e lëshuar në faqen zyrtare u tha se palët kanë shkëputur bashkëpunimin me marrëveshje të dyanshme.

Arsyet e largimit të Dumanit nga Prishtina kanë qenë mungesa e minutazhës në fushë.

Kështu ka deklaruar për KosovaPress vet Dumani i cili ka përmendur trajnerin Ismet Munishin si arsyen kryesore të largimit të tij. Ai ka thënë se ishte vet Munishi që kishte këmbëngulur për ta pasur në ekip dhe pastaj nuk e ka injoruar.

“Disa nga arsyet janë minutazha e pakët nga ana e trajnerit edhe pse ai ka qenë vet i interesuari për të më pasur në ekip dhe më ka ftuar në Prishtinë për të luajtur e jo për të më injoruar. Sidomos në dy muajt e fundit ku nuk isha pjesë as e 20-es të ekipes neper ndeshje. Dihet që unë kam një përvojë në Superligën e Kosovës.”, tha.

Duke folur për të ardhmen e tij, Dumani theksoi se është në bisedime me disa prej klubeve të Superligës dhe se e ardhmja e tij do të vendoset së shpejti.

“Planet e mia për të ardhmen do të kuptohen në vazhdim pasi që jam në bisedime me disa ekipe te Superligës së Kosovës. Jam në bisedime edhe me ekipe te pjesës së epërme të tabelës. Por të shohim se ku po më ofrojnë kushte më të përshtatshme.”, tha në fund Dumani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat