​Dalic: Nëse largohet, Modric do t’i mungojë gjithë botës

Futboll

​Dalic: Nëse largohet, Modric do t’i mungojë gjithë botës

Më: 14 dhjetor 2022 Në ora: 19:50
Modric

Trajneri i Kroacisë shpreson se Luka Modric nuk do të vendosë të largohet nga kombëtarja pas Kupës së Botës.

Zlatko Dalic vuri në pah cilësinë që mesfushori vazhdon të tregojë në fushë dhe shembullin që ai është për lojtarët tjerë kroatë.

“Luka Modric tregoi se nuk është vetëm një lojtar i madh, por edhe një profesionist i madh dhe një sportist i madh, i cili gjithmonë e përgëzon kundërshtarin pas ndeshjes, pavarësisht nëse ai fiton apo humbet.”, tha Dalic.

Ai më pas shtoi se nëse Modric largohet nga kombëtarja, nuk do t’i mungojë vetëm Kroacisë, por të gjithë botës.

“Ai është një lojtar i nivelit të lartë dhe një person i jashtëzakonshëm. Ai do të marrë një vendim, por do t'i mungojë gjithë botës nëse largohet nga kombëtarja. Shpresoj të mos e marrë atë vendim”, ka thënë përzgjedhësi kroat në fund.

Kroacia u eliminua nga Kupa e Botës pasi në gjysmëfinale u mposht nga Argjentina me rezultat 3-0.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat