Erzeni feston barazimin me Partizanin

Futboll

Erzeni feston barazimin me Partizanin

Më: 14 dhjetor 2022 Në ora: 19:56
Erzeni feston barazimin me Partizanin

Në Shijak, barazimin në sekondat e fundit ndaj Partizanit, që për cilindo dukej i pamundur, ekipi i Erzenit e ka festuar si një fitore. Në një nga komplekset luksoze të qytetit të Shijakut, futbollistët u panë të hareshëm në postimet e rrjeteve sociale duke darkuar dhe duke kënduar këngë patriotike.

Shpirt festiv ky i Erzenit, që mban gjallë ëndrrën Superiore në mënyrën më të bukur të saj, duke dhuruar spektakël në fushë si me lojë, ashtu dhe me rezultate. Gjithashtu dhe jashtë fushës ky ekip ka krijuar një frymë shumë të shëndetshme, atë të unitetit, harmonisë dhe punës së palodhshme duke marrë kështu frytet që me meritë i takojnë.

Tabela e klasifikimit e gjen Erzenin në vendin e katërt me 21 pikë, po aq sa Egnatia e vendit të tretë.

Duke u nisur nga objektivat e këtij ekipi, ky pozicion i rri shumë mirë si gëzof, por nëse ritmi ruhet dhe rezultatet vijnë, askush në klub nuk do t’i thoshte jo pretendimeve për më tej. Ndeshja e radhës është ajo ndaj Laçit. Një transfertë e vështirë duke parë formën e mirë që po kalon ekipi laçian pas atij starti negativ të këtij sezoni. Kurbinasit ndodhen vetëm 3 pikë larg shijakasve dhe do të tentojnë të ngushtojnë diferencën, por nuk do ta kenë të lehtë me Erzenin, që ka treguar se është një ekip solid, duke marrë parasysh dhe faktin që në ndeshjen e fazës së parë arritën të fitojnë 1-0 kundër Laçit.

E vetmja gjë që është në disfavor të shijakasve janë mungesat. Përveç Krasniqit dhe Ademit, që mungonin në ndeshjen e fundit, u bashkohet edhe Ardit Iljazi, i cili plotësoi numrin e kartonëve të verdhë. Kapllani duhet t’i bëjë llogaritë në mbrojtje pa këta lojtarë. Megjithatë, besimi tek Erzeni është mjaft i madh për të bërë një paraqitje tjetër dinjitoze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat