Ja kur do të luhet finalja dhe ndeshja për vendin e tretë në Kampionatit Botëror

Futboll

Ja kur do të luhet finalja dhe ndeshja për vendin e tretë në Kampionatit Botëror

Nga: K. G. Më: 14 dhjetor 2022 Në ora: 22:57
Mbappe e Messi

Kombëtarja e Francës është kualifikua në finale pasi mposhti sonte në gjysmëfinale të Kupës së Botës skuadrën marokene me rezultat 2:0.

Argjentinasit, të cilët dje mundën Kroacinë (3:0), presin në finale francezët. 

Do të jetë një mundësi për argjentinasit që të hakmerren ndaj francezëve për humbjen në Rusi katër vite më parë (4:3). 

Argjentinasit do të kërkojnë titullin e tyre të parë që nga viti 1986, ndërsa francezët synojnë të mbrojnë titullin.

Finalja e madhe është caktuar për të dielën në stadiumin Lusail, me fillim nga ora 16:00. Ndeshja për vendin e tretë luhet të shtunën ndërmjet Kroacisë dhe Marokut.

Kujtojmë se Kroacia dhe Maroku janë përballur në këtë Botëror dhe u ndanë baras (0:0) në kuadër të grupit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat