Rishkruan historinë e Kupës së Botës

Futboll

Rishkruan historinë e Kupës së Botës

Më: 15 dhjetor 2022 Në ora: 12:02
Rishkruan historinë e Kupës së Botës

Thuram rishkruan historinë e Kupës së Botës.

Të dy, babai Lilian dhe djali i tij Marcus do të mund të thonë se kanë luajtur në një finale të Kupës së Botës. I pari tërhoqi përpara “Les Bleus” më 1998 me dy gola, si mbrojtës i krahut, shënuar kundër super Kroacisë së Zvonimir Boban dhe Davor Suker, më pas duke ngritur trofeun përballë Brazilit në “St. Denis”.

Po kështu, ish-mbrojtësi i shquar francez luajti një tjetër finale Botërori, atë të humbur kundër Italisë së Marcello Lippit më 2006. Marcus, nga ana tjetër, në “radarët” e Interit që nga viti 2019, sulmuesi i Borussia Mönchengladbach, ndërtoi shansin e tij të madh, pasi fitoi dje kundër Marokut.

Një statistikë që sigurisht do të bëhej edhe më e pabesueshme në rast të suksesit të transalpinëve në finalen e së dielës, 18 dhjetor, kundër Argjentinës së Lionel Messit. Një akt final thuajse epic mes “gjelave” dhe Albiceleste në përfundim të “Kampionatit Botëror të surprizave”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat