Muço: Kroacia nuk kishte fuqi të luante

Futboll

Muço: Kroacia nuk kishte fuqi të luante

Më: 15 dhjetor 2022 Në ora: 12:49
Muço

Agim Muço ka dalë kundër pretendimeve të kroatëve dhe specialistëve të futbollit se penalltia në favor të Argjentinës nuk ishte e drejtë.

Avokati ka thënë në studion e emisionit “Botërori Katar 2022” në “Katar 2022“ se Kroacia ishte e pafuqishme për të luajtur dhe nuk ka moral të ngrejë hipoteza se mund të reagonte ndryshe në atë ndeshje.

“Ekip si Kroacia, që nuk dje kishte fuqi të luante, nuk ka moral të thojë që po të mos kishte dhënë penallti ne do kishim reaguar ndryshe.

Fizikisht me 240 minuta lojë nuk mund ta përballonin ndeshjen“, ka thënë Agim Muço.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat