Chelsea në sulm për Dembele-n

Futboll

Chelsea në sulm për Dembele-n

Më: 15 dhjetor 2022 Në ora: 14:56
Chelsea në sulm për Dembele-n

Klubi anglez, Chelsea është e interesuar për sulmuesin francez të Barcelonës, Ousmane Dembele-n.

Anësori francez ka rigjetur formën e mirë këtë sezon të garave tek ‘Blaugranat’ falë punës së bërë me trajnerin Xavi.

Reprezentuesi francez është duke treguar performacë të lartë me ‘Gjelat’ edhe në Kupën e Botës ‘Katar 2022’, ku Franca të dielën do të luajë finalen e madhe kundër Argjentinës.

Sipas ‘Fichajes’, Chelsea po e monitoron sulmuesin francez të Barcelonës, Ousmane Dembele për të forcuar skuadrën.

Dembele me Barcelonën pak kohë më parë ka firmosur kontratën e re deri në verën e vitit 2024, por klauzola e lirimit prej 50 milionë euro do t’i mundonte londinezëve transferimin e asit francez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat