Gjiganti gjerman pas portierit kroat

Futboll

Gjiganti gjerman pas portierit kroat

Më: 15 dhjetor 2022 Në ora: 14:57
Gjiganti gjerman pas portierit kroat

Performanca e shkëlqyer e portierit të Kombëtares së Kroacisë, Dominik Livakoviç në Kupën e Botës ‘Katar 2022’, ka ndezur interesimin e top-klubeve evropiane.

Sipas ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano, Bayern Munich është i interesuar për ‘gardianin’ kroat.

‘Bavarezët’ janë në kërkim të një portieri pas lëndimit të Manuel Neuer, dhe Livakoviç thuhet se është në listën e kampionëve në fuqi të Gjermanisë.

Drejtuesit e Bayen Munich shumë shpejtë do të nisin negociatat me agjentin e portierit kroat, të cilin skuadra gjermane synon ta transferojë në ‘Alianz Arena’ në afatin kalimtar të janarit..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat