PSV-ja në pritje të Realit për Gakpon

Futboll

PSV-ja në pritje të Realit për Gakpon

Më: 15 dhjetor 2022 Në ora: 17:46
Gakpo

Kodio Gakpo ka qenë një nga zbulimet e kampionatit botëror në Katar. Sulmuesi i PSV-së ka shkëlqyer me Holandën dhe kjo ka bërë që ai të tërheqë vëmendjen e disa prej klubeve të rëndësishëm në Europë.

Mes tyre janë dhe gjigantët e Madridit, Reali. Mediat holandeze kanë bërë me dije se menjëherë përfaqësues të Realit të Madridit kanë trokitur në Eind’hoven për të kërkuar më shumë informacion rreth yllit të PSV-së.

Ndërkaq, gazeta madrilene “AS” ka bërë me dije se Gakpo plotëson të gjitha karakteristikat e sulmuesit që kërkon Reali i Madridit, që prej kohësh po kërkon pasuesin e Karim Benzemasë.

“AS” nënvizon se PSV-ja pas interesit të shfaqur nga Reali ka vendosur të presë “Los Blancos” përpara se të dëgjojë oferta të tjera për xhevahirin e vet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat