Kolela: Ja çfarë note i vendos skuadrës

Futboll

Kolela: Ja çfarë note i vendos skuadrës

Më: 15 dhjetor 2022 Në ora: 18:31
Kolela: Ja çfarë note i vendos skuadrës

Trajneri i Partizanit, Xhovani Kolela, thekson se nuk ka qenë i shqetësuar edhe kur Kukësi nisi të sulmonte më shumë në pjesën e dytë të ndeshjes që u mbyll me fitoren 2-1 të të kuqve. Ai shpjegoi se kishte gjëra për të përmirësuar, por ishte i kënaqur nga reagimi i ekipit.

“Kemi zhvilluar një ndeshje shumë të mirë, nuk kam asgjë për të thënë në aspektin negativ, kemi qenë të përqendruar dhe kemi mbrojtur me rregull.

Pjesa e dytë? Sipas meje është diçka që duhet të përmirësojmë, nuk është se isha i shqetësuar, po vëzhgoja çfarë bën skuadra.

Hadroj kishte një ngërç muskulor, por përderisa nuk jam mjek, nuk mund të them gjë konkrete.

Mendoj që nuk kam rrezikuar me ndërrimet sepse ata që kanë hyrë kanë bërë mirë. Por jam dakord që në pjesën e dytë ishim nën ritëm dhe duhej të bënim më mirë. Mbi këtë jam padyshim dakord. Nuk është se nëse vendos një lojtar të 2003 rrezikoj të humb ndeshjen, ky është mentalitet i gabuar, ai i 2003 bëri shumë mirë.

Paraqitja? Pozitive, sipas meje kemi bërë një ndeshje të mirë. Skuadrës i vë notën 6,5”, tha Kolela për “Oversport” pas duelit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat