Bitri shpjegon penalltinë: Nuk ishte, ja çfarë ndodhi

Futboll

Bitri shpjegon penalltinë: Nuk ishte, ja çfarë ndodhi

Më: 15 dhjetor 2022 Në ora: 18:56
Bitri shpjegon penalltinë: Nuk ishte, ja çfarë ndodhi

Eneo Bitri ka qenë protagonist i fitores 2-1 të Partizanit ndaj Kukësit. Mbrojtësi shënoi golin e avantazhit për të kuqtë me një gjuajtje spektakolare nga jashtë zonës, ndërsa në pjesën e dytë shkaktoi një penallti që rihapi ndeshjen, por për të cilën nuk është i bindur që ishte e tillë.

“Penalltitë nuk është se më ndodhin vetëm mua, i kanë ndodhur gjithkujt. Nuk mendoj se ishte penallti, por ia kam lënë vendimin gjyqtarëve.

Goli? Ishte një goditje që po e prija, ose e prija topin në shtyllë të dytë ose një top i kthyer se i ndjek këto raste. Por momenti që shënova ishte një gëzim i madh. Kjo fitore shkon për të gjithë çunat e ekipit se kemi sakrifikuar shumë, pasi kemi pasur shumë mungesa, e meritonim këtë fitore sot.

Janë bërë dy ndeshje, ndaj Erzenit na ndodhi një përgjumje, një mospërqendrim që pësuam dy gola dhe tani një penallti që nisi nga një faull ndaj Carës e përfundoi me penallti në fund.

Po ta shihni rastin nga fillimi në fund, unë kam ndaluar, ai ka rrëshqitur dhe në atë moment këmba e tij e djathtë ka ardhur te unë. Nuk mund të thuhet që çdo kontakt në zonë është penalti. Shihni këmbën e djathtë që rrëshqet, ai ka rrëshqitur”, shpjegoi Bitri, për “Oversport” pas sfidës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat