Përcaktohen gjyqtarët për finalen e Kupës së Botës

Futboll

Përcaktohen gjyqtarët për finalen e Kupës së Botës

Më: 15 dhjetor 2022 Në ora: 19:49
Gjyqtari polak, Szymon Marciniak

Gjyqtari polak, Szymon Marciniak do të ndajë drejtësinë në finalen e Kampionatit Botëror “Katar 2022” mes Francës dhe Argjentinës të dielën pasdite.

Marciniak, i cili do të ketë në ndihmë gjyqtarët, Pawel Sokolnicki dhe Tomasz Listiewicz, do të bëjë historinë duke u bërë gjyqtari i parë polak që ndan drejtësinë në një finale të Kupës së Botës.

Përcaktimi i Marciniak në finale është goditje drejt Anthony Taylor, i cili është ende në Katar, dhe Michael Oliver, i cili u dërgua në shtëpi nga FIFA.

Sipas “Sports Center”, shefi i gjyqtarëve të FIFA-s, Pierluigi Collina e ka zgjedhur Marciniak për finalen e Kupës së Botës që zhvillohet në stadiumin “Lusail Iconic” këtë të diele.

Collina ka mbetur i impresionuar me paraqitjet e 41 vjeçarit gjatë Botërorit në Katar, dhe ka ndjerë se ai është njeriu i duhur për detyrën e gjyqtarit.

Marciniak ishte përgjegjës për ndarjen e drejtësisë në fitoren 2:1 të Francës në fazën e grupeve kundër Danimarkës, dhe për fitoren 2:1 të Argjentinës kundër Australisë në fazën eliminatore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat