Capello thumbon keq Messin

Futboll

Capello thumbon keq Messin

Më: 15 dhjetor 2022 Në ora: 21:19
Capello thumbon keq Messin

Fabio Capello, ish-trajneri i Milanit, Romës dhe Juventusit, ka folur për çështje të ndryshme në lidhje me Botërorin në Katar. Këto janë disa pjesë nga deklaratat e tij: “Ishte një Botëror i mirë, lojtarët erdhën të freskët dhe vrapuan shumë dhe kjo u dallua ne shume kombetare.

Trajnerët nuk u lanë hapësirë ​​kundërshtarëve të tyre, pashë vëmendje të madhe dhe pergatitje deri diku maniakale nga te gjithe. Franca dhe Argjentina arritën në finale, dy kombëtare me një koeficient teknik më të lartë, një nivel tjetër. Messi dhe Mbappè bënë diferencën duhet thene”

“Ne të gjithë do të kujtojmë se ata kanë ardhur gjatë sezonit aktual, kështu që ata janë të gjithë lojtarë të freskët. Ne pamë një Kupë Botërore në vrapim dhe konkurrencë dhe gjyqtarët gjithashtu bënë shumë mirë. Kupa e Botës zakonisht mbahet në qershor kur lojtarët janë të lodhur dhe te shtrydhur”.

Më pas Capello, siç raportohet nga faqja e internetit e Alfredo Pedullà, shtoi: “Messi është kthyer te beje Leo Messin. Megjithatë, kjo vlen vetëm për Argjentinë-Kroaci. Sepse, nese do te isha i sinqerte, para kësaj ndeshje ai ka ecur nëpër fushë dhe nuk ka pasur kete impakt”.

“Mendoj se kush e ka ndjekur Boterorin e di se cfare po flas. Ndoshta e kishte llogaritur vertet keshtu menaxhimin e energjise dhe tani qe erdhi fundi eshte gati per hapin final per te dhene me shume se 100%”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat