Millojko Pantiq ia përplas fytyrës Dragan Stojkoviqit, që shau me nënë shqiptarët

Futboll

Millojko Pantiq ia përplas fytyrës Dragan Stojkoviqit, që shau me nënë shqiptarët

Nga: K. Goca Më: 15 dhjetor 2022 Në ora: 22:03
Millojko Pantiq ia përplas fytyrës Dragan Stojkoviqit

Askush më mirë se komentatori Millojko Pantiq nuk e njeh Dragan Stojkoviqin, dikur futbollist e tani selektor i Serbisë.

Pantiq është njeriu që sot shkruan fuqishëm dhe lufton primitivizmin e klubit famëkeq Cërvena Zvezda e Beogradit.

Ai doli publikisht para dy viteve duke ia numëruar të gjitha drejtuesve të Zvezdës, Dragan Xhajiqit dhe Zvezdan Terziqit, kur e nderuan me fanellën me numër 1  kriminelin e luftës, Kapetan Dragan, duke i quajtur turp i turpit.  

Pantiq më së miri ka treguar se cila është fytyra e vërtetë e Stojkoviqit, një përfitues nga politika e Aleksandër Vuçiqit.

“Ky është ai legjendari sportiv, selektor dhe mister, i cili në momentin kur ekipi i tij e ktheu rezultatin ndaj Zvicrës u gëzua aq shumë saqë i shau me zë nënat shqiptare të reprezentuesve të Zvicrës”, ka shkruar ditë më parë Pantiq në gazetën serbe “Danas”. 

Millojko Pantiq edhe një herë iu ka bërë me dije se kjo është fytyra e Serbisë.

E para, në Kampionatin Botëror në Katar, shpalosën flamurin provokues me hartën e Kosovës.

E dyta, Stojkoviq fyen shqiptarët.

E tretë, shtatë futbollistë serbë sulmuan kapitenin Granit Xhakën në fund të takimit. 

“Për fat të keq, ajo sharje është edhe fotografia e sotme e Serbinë e cila po fundoset në urrejtje, ksenofobi, vetëmashtrim dhe kuazinacionalizëm”, ka shkruar më tej Pantiq.

Më tej ka përmendur edhe famëkeqin Vojisllav Sheshelin, kur i dërgoi një urim Piksit në të cilin tha: “Urime djema! Nuk është turp të humbni. Turp është të jesh Shiptar ose Ustash”. 

Stojkoviq apo PIksi, dihet se në vitin 1999 ka dalur kundër NATO-s, kur bombardoi Serbinë për gjenocid ndaj shqiptarëve po ashtu ka edhe fotografi me kriminelin e luftës Zhelko Razhnatoviq - Arkan gjatë viteve të 90-ta.

"Në të njëjtën kohë, në rrjete u shfaq një foto e tij nga koha e lojës, në përqafim me Arkanin, kriminelin më të madh të Serbisë të kohës së tij”, ka shkruar Pantiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat