Tomori i zhgënjyer që nuk ishte pjesë e Anglisë në ‘Katar 2022’

Futboll

Tomori i zhgënjyer që nuk ishte pjesë e Anglisë në ‘Katar 2022’

Më: 16 dhjetor 2022 Në ora: 09:39
Fikayo Tomori

Mbrojtësi i Milanit, Fikayo Tomori, e pranon se ka mbetur i frustruar që nuk ishte pjesë e Kombëtares së Anglisë në Kupën e Botës ‘Katar 2022’.

Ish-futbollisti i Chelsea nuk ia doli të ishte në mesin e 26 lojtarëve në këtë Botëror, ku ‘Tre Luanët’ ditë më parë u eliminuan nga turneu më i madh në botën e futbollit.

“Ende jam i zhgënjyer që nuk shkova në Botëror, por futbolli është i tillë. Thjesht duhet të vazhdoj të punoj dhe të qëndroj i fokusuar te Milani”, tha Tomori.

Ai mendon se ky vit ka qenë i mirë për të dhe ‘Rossonerët’.

“Ka qenë një vit i mirë. Ne fituam Serinë A dhe mendoj se në aspektin invidual jam përmirësuar si lojtar”, theksoi Tomori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat