Bellai: Nuk e besoja se do ia dilnim këtu

Futboll

Bellai: Nuk e besoja se do ia dilnim këtu

Më: 16 dhjetor 2022 Në ora: 17:14
Bellai

Trajneri i Bylisit, Arjan Bellai, e ka cilësuar një fitore të rëndësishme sot ndaj Egnatias, pro ka pranuar se ekipi nuk ka qenë në maksimumin e tij, duke vënë para përgjegjësisë sidomos sulmuesit për rastet e shpërdoruara.

“Si fillim duhet t’i bëj ngushëllimet familjes Ruçi për humbjen e njeriut të shtrenjtë, duhet të jenë të fortë se jeta vazhdon. Dhe këtë e tregoi djali i tyre sot që dha shpirtin në fushë që bëri gol dhe ia dedikoi. Kjo është një shembull për t’u marrë në jetë, jo vetëm futboll. Ai erdhi në stërvitje për të hequr stresin dhe mërzitjen dhe ndaj ishte në lojë. I uroj më të mirat se jeta vazhdon.

Ishte një fitore e merituar, por kemi bërë shumë gabime, edhe pse ndryshuam lojën tonë. Menduam të mbrojmë mbrapa dhe të bënim kundërsulme. Nuk e bëmë shumë në pjesën e parë por në të dytën me zëvendësimet që bëmë, ndikuam shumë në anën mbrojtëse e sulmuese. Nuk jam shumë i kënaqur se kemi bërë gabime mbrapa e para. Se falim çdo ndeshje gol, kemi shpërdoruar katër raste për gol. Kur je përballë portierit duhet të përfundosh. E mira është që fituam, na dha oksigjen, frymëmarrje dhe na jep besim te ajo që bëjmë.

Unë dje e thashë që shkojmë të marrim diçka, nuk besoja se do të merrnim fitore, por duke parë rastet thashë Zoti do na ndihmojë dhe ashtu ndodhi. Është e rëndësishme për psikologjinë. Kampionati filloi prapë dhe duhet të tregojmë që jemi të aftë të jemi në këtë kategori. Duhet që të mbledhim çdo javë pikë apo pikët, ky është ai që kemi si synim.

Edhe me atë fushë që kemi, kemi krijuar raste e bërë lojë të mirë. Nuk është punë fushe, është thjesht tensioni e presioni te futbollistët. Janë të rinj, nuk duhet t’i ngarkojmë shumë, shpresoj që kjo fitore të na japë vazhdimësi e të bëjnë atë që kanë shfaqur edhe më parë”, tha Bellaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat