Franca do të ketë mundësinë për të mbrojtur titullin

Futboll

Franca do të ketë mundësinë për të mbrojtur titullin

Më: 17 dhjetor 2022 Në ora: 11:35
Dider Deshamp

Franca do të ketë mundësinë për të mbrojtur titullin e Kampionit të Botës përballë Argjentinës në finalen e madhe të Katarit në stadiumin “Lusail”.

Në konferencën për shtyp, trajneri i “Gjelave”, Dider Deshamp, është shprehur se të gatshëm do të ketë vetëm 24 lojtarë, ndërsa Karim Benzema do të mungojë dhe nuk do të luajë pavarësisht thashethemeve.

“Disa lojtarë janë dëmtuar dhe Karim Benzema është njëri prej tyre. Dhe Lukas Hernandez u dëmtua në ndeshjen e parë.

Nuk më takon mua të vendos se kush do të vijë në stadium për ta parë ndeshjen ose jo, lojtarë të dëmtuar apo ish. Unë fokusohem te skuadra ime dhe te lojtarët që kam në dispozicion.

Ne kemi humbur Kristofer Nkunkun, Karim Benzemanë dhe Lukas Hernandezin dhe i kam humbur gjatë kohës që unë i kisha në kombëtare.

Kështu unë jam i gatshëm vetëm te 24 lojtarët që kam në dispozicion.

Për sa i përket virusit ne po mundohemi që ta mbajmë nën kontroll aq sa mundemi. Po mundohemi të bëjmë më të mirën që mundemi për ta kontrolluar, por pa shkuar shumë larg. Do të kishim preferuar që mos të ndesheshim me këtë gjë, por po e menaxhojmë sa më mirë të mundemi”, u shpreh Deshamp.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat