Dy titullarët rikthehen në stërvitje me të kuqtë

Futboll

Dy titullarët rikthehen në stërvitje me të kuqtë

Më: 17 dhjetor 2022 Në ora: 12:42
Dy titullarët rikthehen në stërvitje me të kuqtë

Partizani ka zbarkuar në stërvitje menjëherë pas ndeshjes me Kukësin, me titullarët, që kanë angazhuar me ushtrime shkrythëse për të ulur ngarkesën e pësuar në sfidën e fituar me shifrat 2-1 ndaj verilindorëve.

Andi Hadroj, i cili doli i dëmtuar nga stërvitja, është angazhuar vetëm me vrapime të lehta rreth fushës, teksa do të shihet ecuria e dëmtimit të tij, për të parë nëse do të mund të jetë ndaj Tiranës.

Rikthimi në stërvitje është shenjë e mirë. Edhe Engjëll Hoti është kthyer të stërvitet me të kuqtë, teksa ashtu si Hadroj ka bërë vetëm vrapime të lehta.

Dardani ka një dëmtim në kavilje dhe gjithashtu rrezikon derbin. Ndërkohë, Da Silva nuk ishte në stërvitje me grupin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat