Hudson-Odoi nuk do të rikthehet te Chelsea në janar

Futboll

Hudson-Odoi nuk do të rikthehet te Chelsea në janar

Më: 17 dhjetor 2022 Në ora: 13:08
Callum Hudson-Odoi

Drejtori sportiv i Bayer Leverkusenit e ka bërë të ditur se Callum Hudson-Odoi do ta vazhdojë sezonin në Bundesliga.

Hudson-Odoi nuk do të rikthehet te klubi i tij, Chelsea në këtë janar, dhe do ta përfundojë huazimin e tij sezonal te Bayer Leverkusen.

“Ne supozonim se Callum do të qëndronte, por tani sigurisht kemi sigurinë që ai do të qëndrojë deri në fund të sezonit”, tha drejtori sportiv i Bayer Leverkusenit, Simon Rolfes për “Bild”.

“Ne jemi shumë të lumtur, ai është një lojtar kyç”, tha Rolfes.

Që prej kalimit të tij nga Chelsea te Bayer Leverkuseni në formë huazimi për një sezon, Callum Hudson-Odoi ka arritur të bëjë 15 paraqitje për skuadrën gjermane, duke regjistruar vetëm një gol dhe një asistim mbi emrin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat