Deschamps e konfirmon rolin e Benzemas në finalen e Kupës së Botës

Futboll

Deschamps e konfirmon rolin e Benzemas në finalen e Kupës së Botës

Më: 17 dhjetor 2022 Në ora: 13:29
Didier Deschamps dhe Benzema

Didier Deschamps e ka përjashtuar Karim Benzeman nga një rikthim i mundshëm në Kombëtaren e Francës për finalen e nesërme të Kupës së Botës.

Aventura e fituesit të Topit të Artë në Kupën e Botës përfundoi ende pa nisur, pasi ai pësoi një lëndim në kofshë gjatë stërvitjes.

Rikthimi në stërvitje i Benzemas për Real Madridin përhapi spekulime se sulmuesi francez mund të bëjë një rikthim te Franca për finalen e Botërorit kundër Argjentinës.

Por duke folur në një konferencë për media në Doha para finales, trajneri i Francës, Didier Deschamps e konfirmoi rolin e Benzemas nesër kundër Argjentinës.

“Disa lojtarë kanë qenë të lënduar dhe Karim Benzema ishte njëri prej tyre dhe Lucas Hernandez u lëndua në ndeshjen e parë. Nuk e kam në dorë unë që të vendos se kush vjen për ta shikuar ndeshjen, ish-lojtarë apo lojtarë të lënduar, unë fokusohem në skuadrën time dhe lojtarët që i kam në dispozicion”, tha Deschamps.

“Ne kemi humbur tre, Christopher Nkunku, Karim Benzema dhe Lucas Hernandez dhe unë i humba ata edhe pse ata ishin pjesë e skuadrës fillestare. Kështu që tani unë jam duke u fokusuar në skuadrën time prej 24 lojtarësh dhe ata janë të cilët unë do t’i kem në dispozicion nesër”, shtoi më tej trajneri i Francës.

Spekulimet për një rikthim të Benzemas te Franca filluan të qarkullojnë pasi që ai është ende një lojtar i regjistruar i skuadrës dhe do të ishte një kampion bote nëse Franca e mbron titullin e vitit 2018.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat