Jo vetëm Endrick

Futboll

Jo vetëm Endrick

Më: 17 dhjetor 2022 Në ora: 19:34
Jo vetëm Endrick

Në vitet e fundit, strategjia e Real Madrid sa i takon merkatos ka pësuar një ndryshim rrënjësor me Los Blancos që synojnë gjithnjë e më shumë lojtarët në moshë të re teksa mjafton të përmendim sa shumë besim iu është dhuruar Valverdes, Tchouamenit, Camavingës, Rodrygo, Vinicius Junior apo edhe erma të tjerë.

Së fundmi, një tjetër investim i këtij lloji ishte edhe firma me Endrick, talentin brazilian të Palmeiras për të cilin spanjollët shpenzuan mbi 60 milionë euro dhe që do të veshë fanellën e Realit në vitin 2024 kur ai të mbushë 18-vjeç.

Jo vetëm EndrickPor, Endrick duket se nuk do të jetë investimi i fundit i këtij lloji për madrilenët teksa sipas prestigjiozes “AS”, drejtuesit e galaktikëve kanë vendosur nën shënjestër Victor Roque.

Ky i fundit vetëm 17-vjeçar aktivizohet në radhët e Athletico Paranaense, skuadër me të cilën ka realizuar pesë gola në 29 ndeshje. Megjithatë, për madrilenët nuk do të jetë e lehtë ta transferojnë pasi për të prej kohësh kanë nisur punën klube si Barcelona, PSG apo edhe Chelsea.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat