Herrera, i dëshpëruar

Futboll

Herrera, i dëshpëruar

Më: 17 dhjetor 2022 Në ora: 19:47
Herrera, i dëshpëruar

Ander Herrera i përlotur ka treguar mënyrën e dhimbshme se si u largua nga Manchester Unitedi në vitin 2019.

Mesfushori i Athletic Club, i cili aktualisht është i huazuar nga Paris Saint-Germaini, u largua nga “Djajtë e Kuq” në vitin 2019 kur i skadoi kontrata.

Kur ai u largua për në Ligue 1, u raportua se Unitedi kishte dashur t’i dorëzonte Herrera një marrëveshje të re, por duket sikur ata ishin shumë të ngadaltë me ofertën e tyre.

Në të vërtetë, një Herrera emocional u tha kohët e fundit mediave të brendshme të Unitedit: “Të largohesha, ishte e vështirë sepse gjashtë muaj më parë, pesë muaj më parë, prisja atë ofertë që unë të qëndroja. Nuk është momenti për të folur keq për askënd dhe nuk do ta bëj”.

“Por pas sezonit tim të tretë me klubin prisja pak më shumë nga klubi në atë kohë.

Mora çmimin Lojtari i Vitit nga tifozët dhe klubi nuk më thirri atë verë për të nënshkruar një kontratë të re, dhe ata bënë me lojtarë të tjerë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat