Jashari drejt hapit të madh në karrierë

Futboll

Jashari drejt hapit të madh në karrierë

Më: 18 dhjetor 2022 Në ora: 15:42
Jashari

Ardon Jashari ka padyshim befasia më e këndshme në listën e futbollistëve të ftuar nga Murat Yakin për Kampionatin Botëror te Zvicra.

Mesfushori i talentuar shqiptar ka pasur një vit të jashtëzakonshëm, ku bëri debutimin me ekipin e parë të Luzernit, pastaj mori edhe ftesën për Katar 2022.

Por ka shumë mundësi që ai mos të luaj më për Luzernin, ku është kapiten i këtij klubi pasi ofertat në drejtim të klubit zviceran për shqiptarin ka me bollëk.

20-vjeçari ka zhvilluar 15 ndeshje në Superligën e Zvicrës ku ka bërë edhe katër asistime.

Megjithatë mediat zvicerane kanë raportuar se janë plot gjashtë skuadra që duan transferimin e shqiptarit gjatë afatit kalimtar të janarit.

Lideri aktual i Ligës Premier, Arsenal është në krye të listës, derisa në Angli reprezentuesi zviceran pëlqehet edhe nga Leicester City.

Interesim për talentin me prejardhje nga Kumanova ka shprehur edhe lideri aktual i Serie A, Napoli.

Ndërkohë ofertat nuk mungojnë as nga Bundesliga ku ekipet si RB Leipzig, Hoffenheim dhe VFL Wolfsburg gjithashtu e duan.

Vështirë se Luzern mund ta mbajë yllin e tyre, derisa nga shitja e tij synojnë të fitojnë mbi shtatë milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat