Lazio i rikthehet stërvitjes, mungon vetëm Hysaj

Futboll

Lazio i rikthehet stërvitjes, mungon vetëm Hysaj

Më: 20 dhjetor 2022 Në ora: 11:01
Hysaj

Pas një pauze thuajse një mujore si pasojë e Kupës së Botës, klubet përgatiten të rikthehen në fushë për të vijuar me pjesën e mbetur të sezonit.

Në Itali, Lazio i është rikthyer stërvitjes në kuadër të ndeshjes së datës katër janar ndaj Leçes në transfertë. Trajneri Mauricio Sarri e ka pasur të plotë grupin e lojtarëve, përveç Elseid Hysajt.

Mbrojtësi i kombëtares ishte mungesa e vetme me shkodranin që ka pësuar kontraktim në pulpën e djathtë. Një shqetësim që të cilin Hysaj e vuan prej tre ditëve, megjithatë pritet që të mos hasë probleme për një kohë të gjatë dhe shpejt të rikthehet në stërvitje për të qenë në dispozicion të Sarrit për ndeshjen e parë të vitit 2023.

Në këtë sezon, 28-vjeçari është aktivizuar në 12 ndeshje të Serie A për bardhekaltërit, me Lazion që aktualisht mban vendin e katërt të renditjes me 30 pikë, tre më pak se vendi i dytë, Milan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat