Fotoja e Messit bëhet më e pëlqyera në histori të Instagramit

Futboll

Fotoja e Messit bëhet më e pëlqyera në histori të Instagramit

Më: 20 dhjetor 2022 Në ora: 11:32
Fotoja e Messit bëhet më e pëlqyera në histori të Instagramit

Fotografia e Lionel Messit duke festuar pasi e fitoi Kupën e Botës është bërë më e pëlqyera në histori të Instagramit.

Ylli argjentinas i mori 56 milionë “likes” duke e thyer rekordin që e mbante një fotografi me ve, e cila i ka 55.9 pëlqime.

“Faleminderit shumë familjes sime, të gjithë atyre që më mbështetën dhe të gjithë atyre që besuan tek ne. Ne demonstruam edhe njëherë që argjentinasit, kur luftojmë së bashku dhe kur jemi të bashkuar, jemi në gjendje të arrijmë këtë. Meritat i shkojnë grupit, i cili është mbi individët.

Është rezultat i ëndrrës sonë dhe të krejt argjentinasve. Ne ia dolëm!!!”, ka shkruar shtatë herë fituesi i Topit të Artë.

Fotografia e Messit e mposhti edhe atë të tij me Cristiano Ronaldon duke luajtur shah, që ishte pjesë e brendit Louis Vuitton para Botërorit, e cila i kishte marrë 42 milionë pëlqime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat