Kapitenët me më së shumti finale të Kupës së Botës

Futboll

Kapitenët me më së shumti finale të Kupës së Botës

Më: 20 dhjetor 2022 Në ora: 16:36
Lionel Messi

Lionel Messi shënoi golin e parë nga penalltia në finalen e Kupës së Botës kundër Francës, në ndeshjen ku Argjentina u kurorëzua me titullin e kampionit të botës.

Për Lionel Messin dhe Hugo Llorisin e Francës, finalja mes Argjentinës e Francës ishte finalja e dytë e një Kupe të Botës ku ata udhëhoqën kombëtaret e tyre si kapitenë.

Kështu, ata përsëritën rekordin e turneut që ishte në pronësi të përbashkët të tre lojtarëve të tjerë.

Më poshtë mund të gjeni listën e kapitenëve me më së shumti finale në Kupën e Botës.

Karl-Heinz Rummenigge (Gjermania) – 2 finale (1978, 1982)

Diego Armando Maradona (Argjentina) – 2 finale (1986, 1990)

Dunga (Brazil) – 2 finale (1994, 1998)

Lionel Messi (Argjentina) – 2 finale (2014, 2022)

Hugo Lloris (Franca) – 2 finale (2018, 2022)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat