Sancho vazhdon të mungojë në stërvitjet United

Futboll

Sancho vazhdon të mungojë në stërvitjet United

Më: 20 dhjetor 2022 Në ora: 19:50
Jadon Sancho

Jadon Sancho është ende duke munguar në stërvitjet e Manchester United pasi që trajneri Erik ten Hag tha se ai nuk ishte ende i përgatitur mentalisht për t’iu rikthyer aksionit.

United do të luajë kundër Burnleyt në raundin e katërt të Carabao Cup nesër, por Sancho nuk do të jetë i gatshëm për seleksionim për shkak të gjendjes mentale të mendjes së tij, raporton KosovaPress.

Sancho u largua muajin e kaluar nga rrjetet sociale në një përpjekje për të qenë i gatshëm në pjesën e dytë të sezonit, por kjo lëvizje përhapi më shumë brenga për gjendjen shëndetësore të tij.

Sancho, 22 vjeç, i është nënshtruar një programi stërvitor individual në Holandë me rekomandimin e Ten Hag në javët e fundit, pasi nuk arriti të futet në skuadrën e Anglisë në Kupën e Botës.

Synimi ishte që Sancho të rikthehej në kulmin e përgatitjes fizike, veçanërisht mentalisht, dhe të përpiqej të rigjejë formën që ai tregoi gjatë fillimit të sezonit.

Sancho nuk udhëtoi në Spanjë me lojtarë të tjerë të United, të cilët nuk ishin në Kupën e Botës, për një kamp stërvitor me mot të ngrohtë dhe për miqësoret kundër Cadizit dhe Real Betisit.

Dhe, sipas “Manchester Evening News”, Sancho ende nuk është në gjendje të rikthehet në stërvitje të plotë në skuadrën e United në Carrington. Ai nuk është fotografuar në stërvitjet e skuadrës që nga 31 tetori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat