Ja pse në Bangladesh festuan fitoren e Argjentinës

Futboll

Ja pse në Bangladesh festuan fitoren e Argjentinës

Më: 20 dhjetor 2022 Në ora: 20:33
Ja pse në Bangladesh festuan fitoren e Argjentinës

Me çdo fitore të Argjentinës gjatë Kupës së Botës 2022 në Katar, një vend i tërë festonte dhe pasi Messi dhe shokët e tij fituan titullin e botës, tifozët u derdhën në rrugë në të gjitha qytetet për të festuar triumfin e Argjentinës, kombëtaren e Scalonit.

Nuk do të kishte asgjë të çuditshme po të mos ishte se vendi në fjalë nuk është Argjentina por Bangladeshi.

Po, sepse në shtetin e vogël të Azisë Lindore, shumë larg Amerikës së Jugut, ka shumë tifozë futbolli që kanë zgjedhur të mbështesin Argjentinën dhe ky pasion për Albiceleste është përcjellë nga babai tek djali. Kjo lidhje midis popullatës bengali dhe ekipit kombëtar të futbollit të Amerikës së Jugut në fakt nuk është e viteve te fundit, por ka një histori 36-vjeçare.

Megjithatë, gjatë Botërorit të Katarit, kjo dashuri u bë publike falë rrjeteve sociale që sollën reagimet e tifozëve për golat dhe fitoret e Messit dhe shokëve të tij në çdo cep të globit.Edhe shumica e argjentinasve sapo e kanë zbuluar këtë pasion të jashtëzakonshëm të tifozëve të Bangladeshit për ekipin e tyre kombëtar.

Dhe, për të kthyer dashurinë, shumë prej tyre kanë filluar të mbështesin ekipin kombëtar të kriketit të Bangladeshit, sportin kombëtar të vendit aziatik. Në fakt, ekziston një komunitet në mediat sociale me titull “Fans argentinos de la selección de cricket de Bangladesh” i cili ka pothuajse 200,000 anëtarë.

Dhe kjo dashuri e brendshme e bengalëve ndaj Argjentinës, e kombinuar me diferencën kohore mes Katarit dhe vendit të tyre, gjatë këtyre Kupave të Botës ka krijuar edhe disa probleme të vogla për ekipin kombëtar të kriketit duke qenë se edhe lojtarët e kësaj të fundit janë mbështetës të Albiceleste dhe padyshim që donin te shikonin gjysmëfinalen kundër Kroacisë, fillimi i së cilës u caktua në orën 1 të mëngjesit në Bangladesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat