Një miliard euro për Mbappen

Futboll

Një miliard euro për Mbappen

Më: 21 dhjetor 2022 Në ora: 11:51
Një miliard euro për Mbappen

“Më të mirët duhet të luajnë te Real Madridi”, – tha Guti për Mbappe, i cili dje mbushi 24 vjeç. Ai pati një Botëror të pabesueshëm në Katar, por Franca humbi në finale me penallti. Është e pamundur të mos përmendim “Këpucën e Artë” të Botërorit 2022, si dhe golashënuesi më i mirë në Champions League e Ligue 1.

Mbappé është një fenomen dhe sipas “teoremës” së Gutit, të mëdhenjtë duhet të luajnë në “Bernabeu”. Ish-numri 14 nuk është i vetmi tifoz madrilen në këtë shkollë mendimi. Rrjetet sociale janë plot me njerëz që i kërkojnë Florentino Perezit të provojë sërish.

“E fala menjëherë, të nesërmen jo, – tha Guti për ‘Chiringuito’. – Duke e parë atë të luajë për PSG-në, më zemëron, dhe jo vetëm për Realin, por edhe për La Liga-n. Dikush si ai do t’i jepte shumë forcë kampionatit tonë, La Liga duhet të ketë gjithmonë më të mirët në botë. Mund ta kuptoj se ka disa tifozë që u lënduan nga ajo që ndodhi, sepse të gjithë e pamë Mbappen si një lojtar të ri të Real Madridit.

Ishte një zhgënjim i madh dhe ky zemërim është i dukshëm. Por më pas e kupton se ishte një vendim personal dhe mendon se Real Madridi nuk mund t’ia mbyllë derën një lojtari kaq spektakolar. Mendoj se Mbappé është një lojtar i krijuar për Real Madridin. Nëse dëshiron të bëjë epokë si Messi dhe Cristiano Ronaldo, ai duhet të luajë për Real Madridin, sepse nuk do t’ia dalë me PSG-në.

Për mua, Real Madridi duhet të shkojë dhe ta marrë menjëherë, tani. Ka lojtarë të mirë në treg, por askush si ai. Po, Haaland ndoshta, por një hap më poshtë. Mbappé është unik. Vetëm ai mund të japë atë që Messi i dha Barcelonës, ose Ronaldo fanellës së bardhë. Askush tjetër”.

Guti nuk është i vetmi që mendon kështu. “Mbappé duhet të largohet nga PSG dhe të shkojë në Premier League, – nënvizoi Wayne Rooney. – PSG është një klub i madh, por unë mendoj se Mbappé në Ligue 1 bëri gjithçka që duhej të bënte. Nëse dëshiron të arrijë nivelin e Messit dhe Ronaldos, ai duhet të shkojë te Manchester United ose Real Madridi”.

Vetë Mbappe reflekton, dëgjon. Rinovimi i disa muajve më parë ende djeg. Arsyeja e shtetit mbizotëroi, maja emocionale dhe ekonomike u ngrit mes Dohas dhe Parisit. Në Katar i vendosën 486 milionë euro në pjatë, midis një bonusi nënshkrimi (180 milionë në tri këste), bonusi besnikërie (70 milionë nëse nuk largohet deri më 2023, 80 milionë nëse qëndron deri më 2025 dhe 90 milionë nëse rinovopn sërish deri më 2026). Kësaj shumë i shtohet edhe angazhimi i kushtueshëm (72 milionë euro bruto në sezon). Në Francë i vendosën trengjyrëshin, edhe në funksion të Olimpiadës 2024.

Dhe në fakt, Kylian ka nënshkruar vetëm një kontratë dyvjeçare, 2022-2024. Verën e ardhshme ai do të mund të vendosë nëse do ta aktivizojë opsionin deri në vitin 2025, përndryshe pas 12 muajsh do të lirohet sërish. Al Khelaifi i tha “Gazzetta” pak ditë më parë se Mbappé është shumë i lumtur në Paris. Një e vërtetë e pjesshme. Ai është sigurisht më i lumtur se në tetor, kur në portalin francez “Mediapart” thanë se PSG kishte paguar një kompani për të krijuar “trolls” që duhej ta kritikonin.

Lajme që e kishin zemëruar, aq sa e bënë të mendonte për një lamtumirë nga PSG-ja në janar 2023. Pastaj qetësia e papritur, edhe në funksion të Kupës së Botës. Ndërkohë, ai ka shlyer pjesërisht borxhin me emirin duke luajtur një Botëror të mahnitshëm dhe arritur në finale kundër Messit. Mbetet për t’u parë se si do të përgjigjet nëse Real Madridi do t’i bënte sërish ofertë atij.

Për momentin nuk flitet për të në “Casa Blanca”, por është e qartë se duhet gjetur një zëvendësues për Benzema. Dhe kjo është arsyeja pse tifozët po i kërkojnë Florentino Perez të blejë Mbappe. Presidenti kishte thënë në maj: “Ai tashmë do të pendohet që nuk erdhi”. Pastaj nuk iu kthye më kësaj teme. Nga klubi i bardhë rrodhën dy konsiderata më tej. E para: “Te Real Madridi, asnjë lojtar nuk është më i rëndësishëm se klubi”.

Dhe e dyta: “Për sa kohë që Florentino është president, dyert e Real Madridit nuk do të mbyllen kurrë për Mbappen”. Loja është e hapur, aksionet janë milionere. Kupa e Botës mund ta shtyjë Realin lart, me një maxi kontratë që mes çmimit, pagës dhe sponsorëve arrin një miliard euro. Sido që të jetë, Kylian do të fitojë. Që të gjithë duan ta mbulojnë me ar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat