FC Zimberi fitoren e mbrëmshme ia kushtoi Elmedinës

Futboll

FC Zimberi fitoren e mbrëmshme ia kushtoi Elmedinës

Më: 21 dhjetor 2022 Në ora: 12:34
Zimberi

Pas Kampionatit botëror në futboll “Qatar 2022”, rajoni i Kumanovës dhe Likovës këtë muaj do ta përfundojnë nën ethet e tyre turneun e famshëm në futboll të vogël, “Arena Cup” në fshatin Hotel.

Ka tërhequr mbrëmë vëmendjen ndeshja e FC Zimberi nga Rramanlia kundër Mardonit nga Haraçina. Me dominin total dhe rezultat të lartë e të papritur prej 7-0, FC Zimberi ia ka kushtuar fitoren Elmedina Zimberit, 14 vjeçare, e cila kishte ardhur për ta ndjekur ekipin, respektivisht për t’i dhënë mbështetje morale ekipit të cilin po e udhëheq i ati i saj, Qazim Zimberi.

Para fillimit të ndeshjes ata bënë një foto me Elmedinën, duke e futur në mes.

Ajo është zotuar se do të jetë në tribuna edhe në ndeshjet tjera, për t’i inkurajuar dhe për t’i sjellë fat ekipit deri në finalen e madhe.  Ndërsa, ekipi, për kënaqësinë e saj dhe mbiemrit Zimberi do të tentojnë të luajnë mirë e më mirë,  shkruan Open-TV.

Kujtojmë se FC Zimberi në radhët e veta ka futbollitë që luajnë për reprezentacionin e Kosovës në futsall e që disa prej tyre janë pjesë e disa klubeve europiane si: Loni Maxharaj, Behar Topalli, Melos Kelmendi, Dani Alaj, Halim Selmanaj, Arif Limani, Ivan Stojanovski, Feriz Zimberi dhe Lulzim Zymberi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat