Bardhi probleme me trajner!?

Futboll

Bardhi probleme me trajner!?

Nga: K. Goca Më: 21 dhjetor 2022 Në ora: 15:12
Bardhi probleme me trajner!?

Futbollisti Enis Bardhi është afër largimit nga Trabzonspor, pasi që trajneri Abdullah Avci vendosi ta përjashtojë anëtarin e përfaqësueses maqedonase nga planet e tij për pjesën e dytë të këtij sezoni.

Vetë Avci është nën presion për shkak të lojërave të dobëta të skuadrës në pjesën e parë të sezonit, ndaj strategu me përvojë tani ua drejton fajin lojtarëve që i solli.

Bardhi mbërriti në fund të afatit kalimtar të verës në Trabzonspor, për një shumë prej tre milionë eurosh nga skuadra e Levantes, pas rënies së klubit spanjoll nga La Liga. 

Në të njëjtën kohë, Bardhi ka nënshkruar kontratë trevjeçare për një pagë prej 1.2 milionë euro në sezon dhe sipas mediave turke, është paga e lartë arsyeja që Trabzon kërkon të heqë qafe Bardhin që në janar. 

Reprezentuesi maqedonas nuk luajti dobët në muajt e parë në klubin e ri, ai debutoi me dy gola në duelin me Antalyaspor-i.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat