Drejtori i Eintracht Frankfurt: Edhe neve na është ofruar Ronaldo

Futboll

Drejtori i Eintracht Frankfurt: Edhe neve na është ofruar Ronaldo

Më: 21 dhjetor 2022 Në ora: 18:50
Drejtori i Eintracht Frankfurt: Edhe neve na është ofruar Ronaldo

Cristiano Ronaldo iu ofrua të gjitha klubeve pjesëmarrëse në Champions League.

Verën e kaluar, sulmuesi 37-vjeçar, në atë kohë që ende luante për Manchester United, iu ofrua jo vetëm klubeve më të mira, por edhe skuadrave modeste që merrnin pjesë në garat evropiane.

– Kam një ndjenjë që Ronaldo iu ofrua çdo pjesëmarrësi në Champions League. Edhe juve?

Na u ofrua edhe neve. Po, edhe na e ofruan! tha zëdhënësi i bordit të Eintrach, Axel Hellmann në një dokumentar të DAZN për paraqitjen e parë të ekipit në Ligën e Kampionëve pas fitores së Europa League.

Tashmë sulmuesi i kombëtares portugeze është në statusin e lojtarit të lirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat