Të zhveshur, të dehur dhe të shfrenuar!

Futboll

Të zhveshur, të dehur dhe të shfrenuar!

Më: 21 dhjetor 2022 Në ora: 19:29
Të zhveshur, të dehur dhe të shfrenuar!

Festa e djeshme në Buenos Aires ka kaluar çdo përmasë, pasi tifozët kanë qenë të papërmbajtshëm në rrugët e qytetit. 

Kanë qenë të pabesueshme festimet e tyre aq sa është nevojitur edhe ndërhyrja e policisë.

Shumë femra janë zhveshur plotësisht dhe disa kanë dalë vetëm me të brendshme.

Një prej tyre është ngjitur sipër një semafori dhe ka hequr bluzën teksa më pas ka filluar të bëjë striptizëm në shtyllë.

Festës i është bashkuar edhe një person që ka qenë i dënuar nga gjykata me arrest shtëpie. Atij nuk i ka interesuar fare fakti që kishte byzylykun në këmbë por ka dalë menjëherë në shesh.

Në fund fare tifozët kanë hedhur sende të rrezikshme ndaj policisë, ndërsa këta të fundit nuk kanë nguruar të gjuanin me armë për t’i trembur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat