Klopp: Spektakël me Cityn pavarësisht kush do të luajë

Futboll

Klopp: Spektakël me Cityn pavarësisht kush do të luajë

Më: 22 dhjetor 2022 Në ora: 13:08
Klopp

Ndonëse bëhet fjalë për një ndeshje kundër Mançester Sitit, Jyrgen Klop, vijon traditën e tij në ndeshjet e kupës dhe nxjerr në konferencë asistentin e tij, Pep Lijnders.

Përpara duelit të 1/8-ave të Kupës së Ligës, zëvendëstrajneri i Liverpulit tha se rivaliteti me Mançester Sitin duhet të mbesë i respektueshëm. Takimet e fundit mes dy rivalëve më të mëdhenj të Premier Ligës këto vitet e fundit kanë shënuar incidente të pakëndshme nga të dyja seksionet e tifozërive. Trajneri i Sitit, Pep Guardiola, u godit me monedhë gjatë përballjes së kampionatit në “Anfield” në tetor. Katalanasi kërkoi ndjesë më pas për koret e tifozëve të Sitit për tragjeditë e Hillsborout dhe Hejselit.

“Ne kemi nevojë për emocione nga tribunat dhe duhet t’i ndiejmë që këto ndeshje kanë rëndësi.

Problemi i vetëm me emocionet është kur mungon respekti. Atëherë bëhet me të vërtetë e vështirë”, tha Lijnders. Ai pret një ndeshje emocionuese kundër kampionëve të Anglisë, ashtu siç ato kanë qenë gjithnjë, pavarësisht emrave që do të jenë në fushë: “Mendoj se nuk ka pasur kurrë ndeshje të mërzitshme kundër tyre.

Të dyja skuadrat do të dhurojnë spektakël, kjo është e sigurt. Ne e dimë që kundër tyre duhet të jemi 100% të përqendruar në gjërat që duhet të bëjmë. Duhet të jemi një kockë e fortë për ta dhe efikasë në momentet që do të kemi topin. Ne do të provojmë të fitojmë, ata gjithashtu. Është një situatë e çuditshme kthimi nga një Botëror dhe luajtja menjëherë e një ndeshjeje të tillë. Është njëlloj për të dyja skuadrat, por spektakli do të jetë i garantuar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat