Gjiganti italian pas binjakëve të talentuar shqiptarë

Futboll

Gjiganti italian pas binjakëve të talentuar shqiptarë

Më: 22 dhjetor 2022 Në ora: 14:11
Gjiganti italian pas binjakëve të talentuar shqiptarë

Dy futbollistë sh qiptarë janë duke dalluar në ekipin e Çezenës. Mosha e tyre e re dhe paraqitjet e mira kanë kthyer në qendër të vëmendjes këta dy sulmues, teksa së fundmi po i ndjek me interes të lartë kryesuesi i Serisë A, Napoli. Bëhet fjalë për binjakët Shpendi, Kristian dhe Stiven, të cilët kanë shënuar jo pak gola me ekipin e Çezenës, e cila për momentin nuk është se dëshiron shumë që t’i heqë qafe sulmuesit, por është e vetëdijshme se do të jetë tepër e vështirë t’i mbajë ata në skuadër edhe në fund të këtij sezoni.

NAPOLI – Lajmin për interesimin e Napolit për binjakët Kristian dhe Stiven Shpendi e jep Alfredo Pedula i “SportItalia”, i cili shprehet: “Ata janë monitoruar nga shumë operatorë prej muajsh.

Të dy lojtarët i ka monitoruar së fundmi edhe drejtori sportiv Kristiano Xhuntoli.

Napoli po i vlerëson tepër dhe nuk përjashtohet mundësia që të mbyllin goditjen, duke marrë të dy lojtarët, apo të vënë “bast” për njërin nga të dy.

Vlera e përgjithshme është të paktën 3 milionë euro, por pritet të rritet gjatë këtij sezoni”, shprehet gazetari i njohur.

STATISTIKAT – Të dy binjakët e kanë nisur nga ekipi i të rinjve të Çezenës, aty ku edhe kanë dalluar me golat e tyre.

Gjatë sezonit të kaluar, Stiven Shpendi ka arritur të shënojë 25 gola dhe të japë shtatë asiste në 21 ndeshje të luajtura. Një shifër golash tepër e lartë në raport me ndeshjet duke arritur që të gjente rrjetën në gjatë ndeshje radhazi, por edhe duke shënuar katër gola në një takim të vetëm me shiritin në krah.

Ndërkohë Kristian, po ashtu në rolin e sulmuesit ka marrëdhënie të mirë me golin. Vjet ai kapi 17 gola dhe tetë asiste në 18 ndeshje. Ndërkohë që shifrat flasin vetë, të dy kaluan në ekipin e parë të Çezenës, teksa këtë sezon Stiven ka tundur tri herë rrjetën, ndërsa Kristian ende pasi ka vuajtur një dëmtim muskulor, që e ka lënë për disa ndeshje jashtë.

Të dy vëllezërit 19-vjeçarë janë thirrur në Kombëtaren shqiptare, ku Stiven numëron pesë ndeshje me U-19 dhe U-21 bashkë dhe ka realizuar edhe një gol, ndërsa Kristian Shpendi 8 ndeshje me U-19-ën dhe ka shënuar tre gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat