Guardiola: Pa titullin e Kampionëve, dështon misioni im

Futboll

Guardiola: Pa titullin e Kampionëve, dështon misioni im

Më: 22 dhjetor 2022 Në ora: 14:26
Guardiola

Trajneri Pep Guardiola u shpreh se misioni i tij si trajner i skuadrës së Man. Sitit nuk do të jetë i kompletuar nëse ai nuk arrin të fitojë Ligën e Kampionëve. Spanjolli ka shtyrë deri në vitin 2025 kontratën e tij me “citizens”, me shpresën që t’ia dalë mbanë.

Siti ka fituar 9 trofe që kur Guardiola ka marrë drejtimin e ekipit, por ende nuk ia ka dalë mbanë të triumfojë në Europë. Në vitin 2021, skuadra iu afrua shumë titullit, por u mund nga Çellsi në finalen e Ligës së Kampionëve. Këtë vit, sfida e radhës në Ligën e Kampionëve do të jetë ndaj Laipcigu.

“Liga e Kampionëve nuk është trofeu i vetëm që synojmë, por nëse nuk e fitojmë dot deri në fund të kontratës time, atëherë misioni im te Sitin do të jetë i papërmbushur 100%. Gjatë kësaj kohe do të bëj maksimumin për ta fituar atë.

Është trofeu që na mungon dhe do të bëjmë gjithçka për ta fituar. Kam ndjesinë se herët a vonë do ta fitojmë”, u shpreh Guardiola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat