Futsal Karadaku, thirrje tifozëve për mbështetje

Futboll

Futsal Karadaku, thirrje tifozëve për mbështetje

Më: 22 dhjetor 2022 Në ora: 14:52
Futsal Karadaku, thirrje tifozëve për mbështetje

Futsal Karadaku, të dielën, do të pres në shtëpi në orën 13:30 liderin e ligës, ekipin e Proekt nga Gjevgjelia.

Likovasit kërkojnë fitore për të arritur te objektivi i tyre pr këtë sezon, që është vendosur nga drejtuesit e klubit që në fillim të sezonit. Kjo është një ndeshje e rëndësishme për të dyja ekipet.

Me anë të një postimi në faqen e tyre zyrtare, Futsal Karadaku bën thirrje për mbështetje në një ndeshje të vështirë si ajo ndaj Proekt.

“Të dashur tifozë dhe ju shikues së lojës më të bukur futsallit, KARADAKU ka nevojë më shumë se kurrë për ju, duke e pa se edhe mërgimtarët kanë nis me ardh, ju ftojmë të gjithve këtë të diele të vini të na përkrahni te salla e sportit “ISMET JASHARI” Likovë me fillim prej ora 13:30 ndaj vendit të parë në tabelë Ciko Proekt

Ju lutemi masovikishtë të na përkrahni! Bashkë kena me ja dal! Forcaaaaaaaaa Karadakuuuu”, thuhet në njoftimin e Futsal Karadaku.

Pas 12 ndeshjeve të zhvilluara, KMF Proekt është në vendin e parë me 33 pikë, aq sa ka edhe Dëshmori Arben Bajrami në pozitën e dytë. Futsal Karadaku është i katërti me 17 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat