Simeone: Askush nuk është i paprekshëm

Futboll

Simeone: Askush nuk është i paprekshëm

Më: 22 dhjetor 2022 Në ora: 15:29
Simeone: Askush nuk është i paprekshëm

Duket se divorci mes sulmuesit portugez ZHoao Feliks dhe skuadrës së Atletiko Madridit është i pashmangshëm. Ai që ka konfirmuar gjithçka është trajneri i “colchoneros”, Diego Simeone.

“Ajo që ka për të ndodhur do të ndodhë. Asnjë nuk është i paprekshëm”.

Sigurisht që Zhoao është një lojtar i madh, i rëndësishëm dhe bëri një botëror të mirë me Portugalinë. Mori pjesë në shumë aksione goli dhe tregoi vlerat e tij.

Shpresoj që të rikthehet tek ne në të njëjtën gjendje fizike e emocionale që ishte në Botëror dhe të ketë të njëjtën qetësi që tregoi në Katar”, u shpreh Diego Simeone, që nuk ka një marrëdhënie të mirë me lojtarin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat